Federata e Pingpongut e Kosovës, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve, sot me 7 prill, në hapësirat e Hotelit Venus, organizoi Seminar për Gjyqtar Kombëtar.
Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit, Nehat Çitaku, i cili informoi të pranishmit për rëndësinë e madhe që ka komuniteti i gjyqtarëve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të FPPK-së, si dhe për përditësimin e njohurive me rregullat e reja në këtë sport, të aprovuara nga ITTF-i.Më detajisht për këto tema ligjeruan z. Isak Maxhera - Kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve dhe z. Naim Azemi, Gjyqtar Ndërkombëtar.
Në vazhdim u organizua një test për gjyqtarë të rinj të interesuar që të ndajnë drejtësinë dhe u promovua uniforma e re për gjyqtarë, për të përfunduar me një iftar të përbashkët.