STAG

FPPK organizon turneun PINK PONG Breast Cancer Awareness

 

Federata e Pingpongut e Kosovës me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness" për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj FPPK me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Ky turne është përkrahur nga Korporata Rugova. Federata do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2019, nga ora 17:00

Per detaje te eventit klikoni ne: https://www.facebook.com/events/503366180247950/