session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_54f06f41a37b0b3504daea77209e8cb9, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 FPPK për herë të parë krijon komisionin e sportistëve
STAG

FPPK për herë të parë krijon komisionin e sportistëve

 Federata e Pingpongut e Kosovës, në pajtim me Ligjin e ri për Sport, për herë të parë krijon Komisionin e Sportistëve me votim fizik.

Me datë 23 Mars, 2025 përmes procesit zgjedhor dhe demokratik, sportistët e pingpongut i dhanë besimin: Shega Hashanit, Lenë Osmanit dhe Kreshnik Mahmutit që të përfaqësojnë interesat dhe të jenë zëri i sportistëve.Ky komision do të luajë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të sportistëve dhe përfaqësimi i tij do të shtrihet edhe në Bordin Ekzekutiv të Federatës së Pingpongut të Kosovës, duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të sportistëve në vendimmarrje.

Krijimi i këtij komisioni shënon një hap të rëndësishëm për FPPK-në, duke forcuar ndikimin e sportistëve në politikëbërjen sportive dhe duke garantuar që nevojat dhe interesat e tyre të jenë të dëgjuara dhe të adresuara.