Federata e Pingpongut të Kosovës po zhvillon grumbullimin e pestë me radhë me pingpongistët e rinj.
Ky grumbullim po mbahet në Palestrën ''Astrit Bytyqi'', Ferizaj, nga data 29 deri më 31 tetor, me qëllim të avancimit dhe përgatitjes së mëtejshme të lojtarëve, në funksion të arritjes së sukseseve të vazhdueshme.
FPPK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.
