STAG

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit mbahen aktivitete në Ping-Pong

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës Evropiane të Sportit” që po mbahet këto ditë në Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, janë mbajtur aktivitete në ping-pong. Duke folur per rendesine e kesaj ngjarje sportive, kryetari i Federates se Ping-Pongut te Kosoves, Nehat Çitaku e cilësoi te rëndësishme pjesëmarrjen e ping-pongistëve ne “Javen Evropiane te Sportit” meqe sipas tij, sporti na bën të ndihemi evropianë.

“Kosova përmes sportit tregon që fizikisht është në Evropë pavarësisht qe ende nuk jemi pjese e saj mirepo me aktivitete te tilla shprehim edhe njehere e deshmojmë se edhe ne jemi pandaresisht pjese e Evropes kur do te jemi pjese e saj edhe zyrtarisht“, u shpreh Nehat Çitaku, Kryetar i Federatës së Ping-Pongut të Kosovës.

Kastriot Orana, pergjegjes per marrëdhenie me jashte i Federates së Ping-Pongut te Kosoves, tha se kjo Federate ka  marredhenie te mira me simotrat e veta nëpër botë.

“Federate a e ping-pongut eshte federata e pare e pranuar nderkombetarisht qysh nga viti 2003, keshtu qe nga pranimi i federates sone ne arenen nderkombetare FPPK ka qene aktivisht pjesemarrese neper garat evropiane dhe boterore keshtu qe neve kemi marrëdhenie ITTF, si dhe me ETTU e cila eshte Unioni Evropian i Ping-Pongut, po ashtu qendrojme shume mirë edhe ne MTTU e cila eshte unioni mesdhetar dhe unioni ballkanik ku ne unionin mesdhetar e kemi edhe kryetarin e federates sone  z. Nehat Çitaku ku eshte nenkryetar i unionit mesdhetar“, tha ai.

Lojtarë nga klubet e pingpongut, qytetarë e përfaqësues nga Shoqata e Shurdhmemeceve te Kosoves, u shprehën të kënaqur me kete aktivitet sportiv, pasiqë sipas tyre, sporti jep energji pozitive.

“Jam e kenaqur me pjesemarrjen dhe ftesen qe me bene klubi per çdo lloj aktiviteti perfshire edhe aktivitetin e BeAktiv per qka jemi ketu sot“, theksoi Samire Jupolli, perfaqesuese e Shoqates se Shurdhmemeceve te Kosoves.  

“Si qytetare po mendoj qe eshte shume e rendesishme edhe per krejt qytetaret e Kosoves qe te merren sa më shume me sport, sa më shume me aktivitete , shoh nje fryme e re qe eshte duke ardhë ne shoqerine tone per me u  marre me sa ma shume me sport edhe po medoj qe sa ma shume mundesi me pas qe per me me qene te perfshire ne çfaredo lloj aktiviteti sportiv, jo vetem per shendetin, poe edhe per mireqenien dhe per nje energji pozitive ne shoqerine tone”, tha Gresa Statovci, qytetare.

Në fund të garës, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, ndau nga nje mirënjohje per pjesemarresit më aktiv në këtë aktivitet.