Sot, me datë 03 shtator në tri qytete të ndryshme të Kosovës në orën 10:00 kanë filluar ndeshjet e para të sezonit vjeshtor në ligat e para për meshkuj dhe femra, si dhe ligën e dytë për meshkuj.
Në Ferizaj, në SHFMU ‘Tefik Çanga’’ zhvilluan ndeshjet e xhiros së 8 dhe 9 në ligën e parë të meshkujve dhe xhirot 6 dhe 7 në ligën e dytë (A) të meshkujve.Në xhiron e 8-të ligës së parë të meshkujve pati ndeshje shumë interesante dhe atraktive për tu shikuar. ‘’Gani Maloku’’ vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës edhe pas xhiros së 9-të me gjithsej 9 fitore.
Gjithashtu në Ferizaj, në ligën e dytë (A) vazhdon të udhëheqë ‘’Drita M’’ me 6 fitore nga 6 të luajtura.
Në hapësirën e shkollës ‘’8 Marsi’’ në Pejë u zhvilluan ndeshjet e ligës së parë të femrave, ku ‘’Shpresa’’ vazhdon të udhëheqë në krye të tabelës pas 9 xhirove me 9 fitore.
Po në Pejë, u luajtën edhe ndeshjet e ligës së dytë (B), ku 'Dukagjini' ka përforcuar pozitën e parë në tabelë pasi ka regjistruar fitoren e 6 nga 6 të luajtura.
Në kryeqytet, ‘’Galileo’’ ka shënuar 2 fitore të rëndësishme për të qëndruar në krye të tabelës së ligës së dytë (C).