STAG

Këtë fundjavë fillojnë garat ekipore në të gjitha ligat

Të shtunën dhe të dielën, më 4 dhe 5 prill, nisin zyrtarisht garat ekipore në të gjitha ligat: Superliga për meshkuj dhe femra, Liga e Parë për meshkuj dhe femra, Liga e Dytë A dhe B, si dhe Liga e të Rinjve U15 për meshkuj.


Të shtunën, në Palestrën “Tefik Çanga”, do të zhvillohen tri xhirot e para të Ligës së të Rinjve U15 për meshkuj, me fillim nga ora 10:00.


Të dielën, po në Palestrën “Tefik Çanga”, do të zhvillohen ndeshjet e Superligës për meshkuj dhe femra. Të dyja kategoritë fillojnë nga ora 10:00 dhe ndeshjet do të luhen paralelisht në 7 tavolina.


Ndërkohë, në Palestrën “Astrit Bytyqi”, të dielën do të zhvillohen dy xhirot e para të Ligës së Parë për meshkuj dhe femra. Ndeshjet do të luhen në dy termine: femrat nga ora 10:00, ndërsa meshkujt nga ora 13:00.


Sa i përket Ligës së Dytë, ekipet e Ligës së Dytë A do të zhvillojnë dy xhirot e para në Bardh të Madh, ndërsa Liga e Dytë B në Pejë.