session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_22ba01c702d7a3c4bcf5d68066fa749a, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Me plot ndeshje të forta është zhvilluar dita e tretë e WTT Feeder Prishtina 2025. Sot u zhvilluan ndeshjet në çifte, çifte të përziera dhe individuale. Surpriza e kësaj dite ishte fitorja e spanjollit Juan Perez ndaj favoritit nga publiku, Simon Gauzy. Perez fitoi me një rezultat 3:2 pas një ndeshje shumë të fortë nga të dyja palët dhe një dominimi në setin e fundit.
Edhe tek femrat pati surpriza, nënkampionja e vitit të kaluar, amerikanja Jingshan Guo pësoi humbje 3:1 nga Zauresh Akasheva, sportiste nga Khazakistani.
Edhe sportistët kosovarë garuan dhe treguan performancë të mirë. Kreshnik Mahmuti arriti të fitonte një set ndaj turkut Abdullah Yigenler, ndonëse nuk arriti të fitonte ndeshjen. Një set arritën të fitonin edhe në kategorinë e çifteve, së bashku me Fatih Karabaxhakun ndaj dyshes së fortë Ma Jinbao nga Amerika dhe lojtarit nga Taipei Liao Cheng – Ting.
Ndeshjet po vazhdojnë nga ora 11:00 me përbalje të forta dhe rezultate befasuese. Deri në finalen e madhe më 7 qershor, gara e madhe botërore vazhdon në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.