STAG

Konkurs pune për pozitën: Ekspert për Hartimin e Politikave dhe Projekteve Zhvillimore

 

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) ka shpallur konkurs për një pozitë të re pune me qëllim forcimin e kapaciteteve organizative dhe zhvillimin afatgjatë të sportit të pingpongut në vend.

Pozita e re, Ekspert për Hartimin e Politikave dhe Projekteve Zhvillimore, do të ketë rol kyç në hartimin e politikave strategjike, zhvillimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve për Federatën.

Detyrat kryesore:

  • Hartimi i politikave dhe dokumenteve strategjike të Federatës;

  • Përgatitja dhe zhvillimi i projekteve për mbështetje financiare;

  • Përfaqësimi i Federatës në takime dhe ngjarje të ndryshme;

  • Mbështetje teknike për strukturat drejtuese në planifikim dhe zhvillim;

  • Detyra tjera të përcaktuara nga Kryetari.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Shkenca Politike, Administrim Biznesi, Menaxhment Sportiv ose fusha të ngjashme (Master përparësi);

  • Përvojë së paku 3 vite në hartim politikash, projekte ose bashkëpunim ndërkombëtar;

  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve dhe komunikim;

  • Njohuri për sistemet e sportit dhe federatat sportive;

  • Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme.

Kushtet e punës:

  • Paga mujore: 800 € neto;

  • Kontratë me kohë të plotë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV, letër motivimi, kopjen e diplomës dhe dokumentet relevante në emailin: [email protected] deri më  14 tetor 2025.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë, e cila do të mbahet sipas formatit Competency Based Interview.

Federata e Pingpongut të Kosovës fton të aplikojnë të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret, në mënyrë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.