STAG

 

KONKURS- Për postin e Selektorit të reprezentacionit të Kosovës në pingpong

 

Ne baze te nenit 14 te Rregullores për reprezentacionet e pingpongut të Kosovës e në pajtim me nenin 44 të Statutit të Federatës së Pingpongut të Kosovës Bordi i FPPK-së në mbledhjen e datës 22.10.2019 nxori Vendim që të publikoi këtë:

 

KONKURS

Për postin e Selektorit të reprezentacionit të Kosovës në pingpong

 

KUSHTET

Një person për t’u emëruar Selektor duhet të plotësoj këto kushte:

  • Diploma/Certifikata mbi Përgatitjen e tij profesionale
  • 3 (tri) vite përvojë pune ne sportin e pingpongut,
  • Rezultate të çmuara në sportin e Pingpongut.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

 

Përshkrimi i detyrave të Selektorit

Përpilon:

  • Propozimin e programit njëvjeçar dhe katërvjeçar të punës së reprezentacionit,
  • Propozimin e planit të përgatitjeve të reprezentacionit,
  • Propozimin e kalendarit të garave të reprezentacionit për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh që garat lokale të jenë në funksion të paraqitjes sa më të suksesshme të reprezentacionit në gara ndërkombëtare,
  • Propozimin e obligimeve të kandidatëve për reprezentacion për vitin e ardhshëm.

 

Vërteton propozimet për:

  • listën e gjerë dhe të ngushtë të kandidatëve për reprezentacion,
  • vendin, kohën dhe terminin e mbajtjes së përgatitjeve,
  • reprezentuesit për lëvdata dhe shpërblime në bazë të rezultateve të arritura,
  • trajnerët e reprezentacionit (meshkujve dhe femrave) si dhe trajnerët e seleksioneve.

 

Udhëheq dhe koordinon:

  • punën e të gjithë trajnerëve të reprezentacioneve dhe vërteton raportin me shkrim për punën e tyre (mujore dhe vjetore).
  • Përgatitjet për paraqitjet e reprezentacionit,
  • Seleksionin gjegjës në paraqitje në vend dhe jashtë vendit, me ç ‘rast në bashkëpunim me trajnerin vendos për
  • përbërjen e ekipit për gara ndërkombëtare,
  • Përveç trajnerit, me punën e të gjithë personave tjerë të angazhuar për nevoja të reprezentacionit (udhëheqësi teknik i përgatitjeve, sekretari teknik i reprezentacionit, etj).
  • Përzgjedhësi përcjell përparimin dhe zhvillimin e lojtarëve të moshave të reja, kandidatëve potencial për reprezentacion, si dhe punën, rezultatet dhe formën e seleksioneve tjera.
  • Në fund të sezonit garues Përzgjedhësi i dorëzon Kuvendit raport me shkrim për punën dhe rezultatet në sezonin paraprak, me vlerësimin e rezultateve të arritura, si dhe vlerësimin e punës së të gjithë trajnerëve të angazhuar.
  • Selektori është i pavarur në punën e tij. Për punën e tij Selektori i përgjigjet Bordit së FPPK-së.

 

MANDATI

  • 4 vjecar me mundesi te rizgjedhjes edhe per nje mandat

 

 

 AFATI I PARAQITJES

Afati i aplikimit është 8 dite duke filluar nga data 11.11.2019 deri me 18.11.2019.

Aplikacioni i kompletuar duhet të përmbajë

  • Cv
  • Diploma universitare
  • Certifikata për kryerjen e Nivelit I apo II për trajner ndërkombtar
  • Dëshmi për punën aktive në tri vitet e fundit me gjeneratat e reja
  • Dëshmi për rezultate e arritura
  • Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze
  • Planifikimin e punës me trajner dhe lojtar
  • Planin një vjeçar të punës si selektor

 

 

Dokumentacioni i kompletuar duhet të të dergohen në email adresen : [email protected] ose të shtypura në Zyren e FPPK-se..