Të shtunën, është zhvilluar java e fundit e garave ekipore të Superligës së femrave. Drita e Gjilanit ka arritur që ta ruajë primatin dhe të mbetet kampion në fuqi edhe për një sezon tjetër. Gjilanaset rivalin kryesor e kishin Prishtinën dhe në ndeshjen e fundit arritën fitore me 4:1 dhe me plot meritë e fituan titullin. Prishtina doli e dyta, kurse Ahmet Hoxha u rendit e treta. Këto tri skuadra e dominuan Superligën, kurse Gjilani F në sezonën e pare në Superligë u rendit në mesin e tabelës. Juniku dhe Shpresa nuk arritën ta ruajnë statusin në Superligë andaj vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.