STAG

KPP GJILANI KAMPION NË LIGËN E PARË TË FEMRAVE

 Të dielën më 22 shtator përfundoi stinori vjeshtor i Ligës së Parë për femra, ku ekipi i KPP Gjilanit u shpall kampion. Pas tre xhirove të fundit, Gjilani doli në krye me të gjitha fitoret, duke siguruar një vend në Superligën e Kosovës për vitin e ardhshëm.

Fluturat nga Prishtina përfunduan në vendin e dytë, ndërsa Peja zuri vendin e tretë me 11 pikë. Besa Pejë përfundoi e katërta me 9 pikë, ndërsa Lulet e Dukagjinit mbyllën renditjen.

Ligën e Parë për meshkuj, Drita është ngjitur në vendin e parë, duke lënë pas KVVP Prizrenin, i cili humbi nga Ahmet Hoxha MK. Vushtrria ka rënë në vendin e katërt, ndërsa Hasan Prishtina ndan vendin e dytë me KVVP Prizrenin.