Në Superligën e Meshkujve, Liria ka pasur sukses duke mundur Lidhjen e Prizrenit me 4:2 dhe Pripingun me 4:1, duke u barazuar me liderin e renditjes. Priping dhe Prishtina renditen në pozitat 3 dhe 4 me nga 19 pikë, duke mbajtur gjasa për titullin. Paysera Dardania, me dy fitore, është stabilizuar në mesin e tabelës me 17 pikë. Shkolla Prizreni dhe Gani Maloku do të luftojnë për mbijetesë, ndërsa Ahmet Hoxha mbetet në fund të renditjes pa asnjë fitore.