STAG

KPP Prishtina organizon turne për të ndihmuar Shqipërinë

Klubi i kryeqytetit, KPP Prishtina, në bahskëpunim me Rotart Club Prishtina Newborn (RCPNB), me datën 4 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, organizojnë turne për të mbledhur fonde për Shqipërinë.

Shqipëria, u godit nga një tërmet prej 6,3 ballësh në këtë të martë, ku dhjetëra persona mbetën të vdekur e qindra të tjerë të plagosur. Që nga momenti i tërmetit të tmerrshëm, po thuajse e gjithë Kosova filloi aksione humanitare për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti. E një veprim të tillë e bëri edhe KPP Prishtina së bashku me Rotary Club Prishtina Newborn.

Kastriot Orana nga KPP Prishtina u shpreh “Të gjitha të ardhurat nga ky organzim do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Pjëmarrja në këtë turne është 5 euro, kurse për  ata të cilët kanë mundësi mund të paguajn edhe më shumë” kurse sa i përketë interesimit ai theksoi se “ka interesim të madh për të ndihumar të Shipërinë me aktivitete të ndyrshme, kurse ne si klub i pingpongut, kemi organizuar këtë turne që të mbledhim fonde dhe të ndihmojmë sado pak personat e prekur nga termeti

Klubi i Pingpongut Prishtina ju fton të bëheni pjesë e ketij aktiviteti dhe të përkrahim Shqipërinë