Të dielen me 8 dhjetor në SHFMU T. Çanga, në Ferizaj, është mbajtur turneu TOP 8 për seniorë, i fundit për vitin kalendarik 2024.
Kreshnik Mahmuti te meshkujt dhe Alma Mehmeti te femrat e mbyllin vitin 2024 me fitore në turneun më cilësor të vitit TOP 8.
Kreshniku me 6 fitore e vetëm një humbje arriti që të fitojë vendin e parë para Sina Keyhan i cili kishte bilanc të njëjtë por e kishte humbur duelin direkt me Kreshnikun. Rrahman Ademaj, ngritet në podiumin e fituesve duke dalë i treti me 5 fitore dhe 2 humbje aq sa pati edhe Fatih Karabaxhaku në vendin e katërt, por Ademaj e kishte mundur Fatihun në duelin direkt. I pesti u rendit, veterani Murat Kurtulush me 2 fitore e 5 humbje sikur edhe Milot Makolli, por për shkak të humbjes në duelin e ndërsjellë në mes tyre, Makolli u rendit i gjashti. Blend Hajdari me një fitore ndaj Dardan Imamit zuri vendin e 7, kurse Imami u rendit i teti po ashtu me 1 fitore e 6 humbje.
Në Top 8 për femra Alma Mehmeti doli para 3 lojtareve që kanë zhvilluar garën më të barabartë gjatë gjithë vitit për çdo trofe: Shega Hashanit, Lenë Osmanit dhe Leoresa Imerit, duke e fituar TOP 8 me 6 fitore e një humbje. Shega dhe Leoresa po ashtu patën nga 6 fitore dhe 1 humbje por në saje të pikëdalllimit më të mirë, Alma doli e para, Shega e dyta kurse Leoresa e treta. Lenë Osmani me një bilanc prej 4 fitoreve e 3 humbjeve u rendit në vendin e katërt. E pesta doli Taibe Ruli me 3 fitore e 4 humbje para Jona Hashanit me 2 fitore e 5 humbje. Në vendin e shtatë me 1 fitore e 6 humbje u rendit Tuana Gacaferri kurse Erjona Gacaferri e mbyll renditjen në vendin e tetë.