STAG

Kreshnik Mahmuti i treti në turneun ndërkombëtar në Maltë

 Dje kanë përfunduar edhe garat individuale në turneun ndërkombëtarë në Maltë që rezultoi edhe me një medalje për Kosovën, ishte Kreshnik Mahmuti që fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e juniorëve. 


Kreshnik Mahmuti doli i pari në grupin B pas 3 fitore ndal lojtarëve të Irlandës 3:1, Norvegjisë 3:1, dhe Ishujve Faroe 3:0, pastaj shënoi fitores ndaj lojtarit të Qipros 3:2 në të tetën e finales, pësoj humbje në gjysmëfinale ndaj lojtarit të Libanit 1:3, e për vendin e tretë fitoi ndaj lojtarit të Uellsit me 3:0 për tu solisur me medaljen e bronztë. Kreshniku në këtë turne kishe paraqitje të shkëlqyer, fillimisht së bashku me Fatih Karabaxhakun zunë vendin e dytë në garat ekipore për junior, e pastaj edhe vendin e tretë në individuale. 
Edhe paraqitja e lojtarëve tjerë ishte shumë e mirë, i pa fat ishte Fatih Karabaxhaku që pasi doli i pari në grupin A, ai shënoi 3 fitore ndaj lojtarit të Libanit 3:1, Norvegjisë 3:1 dhe Ishujve Farove 3:0, në të tetën e finales u befasua nga lojtari i Uellsit i cili edhe u shpall kampion i juniorëve 0:3, ndërsa për pozitën e 5-të i shënoi dy fitore: 3:0 ndaj lojtarit të Libanit, si dhe 3:0 ndaj lojtarit të Irlandes. 

Tek Kadetët Sylejman Çerkini zyri vendin e 7 ndërsa Blendi Hajdari vendin e 9. 
Tek Junioret Alma Mehmeti zuri vendin e 10 ndërsa Bleona Mehmeti vendin e 13
Tek Kadetet Shega Hashani zuri vendin e 11 ndërsa Jerina Rexhepi vendin e 12