Më 28 tetor, në objektin e qeverisë ishin të ftuar zyrtarë nga FPPK, WTT, lojtarë të huaj e referë të garave të World Table Tennis, nikoqire e të cilave këtë vit u bë edhe Kosova.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për garat e WTT dhe për rëndësinë e zhvillimit të pingpongut në Kosovë.
E pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmani, e cila mirëpriti mysafirët dhe tregoi interes të madh rreth aktivitetit WTT Feeder Prishtina 2024 që po vazhdon të zhvillohet në sallën 1 Tetori.
Që të dy përgëzuan lojtarët për suksesin e tyre dhe organizatorët për një nismë të tillë.