Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne “Laureatët e Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet, institucionet dhe partnerët që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.
Seniorja më e mirë e vitit: Lenë Osmani
Seniori më i mirë i vitit: Kreshnik Mahmuti
Të dy u dalluan për paraqitjet dhe rezultatet e treguara gjatë vitit.
Sportistët më të mirë sipas kategorive U9–U21
Ekipet më të mira të vitit 2025:
Klubet më të dalluara:
Çmime për kontribut dhe profesionalizëm
Me mirënjohje të veçanta u nderuan individë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e pingpongut në Kosovë:
Federata i ndau mirënjohje të veçanta institucioneve dhe drejtorive komunale të sportit, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubeve dhe organizimit të aktiviteteve gjatë vitit 2025. Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për sponsorët dhe partnerët, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, që kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e pingpongut në Kosovë.