STAG

Lidhja e Prizrenit dhe Teuta mbrojtën titullin e kampionit të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Me 29 dhe 30 Prill në Vlorë të Shqipërisë u organizua sezoni i dytë i edicionit 2022/23, edicioni i tretë i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri.

U zhvilluan 4 xhiro ndërmjet klubeve nga Kosova dhe Shqipëria. Lidhja e Prizrenit, Prizren, e përfaqësuar nga pingpongistët: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari, të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari, i fituan edhe 4 ndeshjet e parapara dhe me plotë meritë u shpallën Kampion të ligës së përbashkët për vitin e dytë me radhë. Nen kampion u shpall klubi nga Prishtina – Priping.

Në konkurrencën e femrave titulli i kampionit edhe kësaj radhe i takoj Teutës nga Durrësi të cilat edhe kësaj radhe humbën ndaj Dritës së Gjilanit me 3:1, por në Kosovë kishin fituar me 3:0 e kështu kishin të sigurt titullin e kampionit që në ndeshjen e dytë ndërmjet Samanta Agollit vs Alma Mehmetit e cila përfundoi me 3:1.Teuta për femra dhe Lidhja e Prizrenit për meshkuj, shpallen për herë të 3-të rresht si ekipet Kampione të Ligës së Përbashkët Kosovë vs Shqipëri.

Rënditja Femra:
Vend  1 - Teuta
Vendi  2 - Drita
Vendi 3 - Ahmet Hoxha

Rënditja Meshkuj:
Vendi 1 - Lidhja e Prizrenit
Vendi 2 - Priping
Vendi 3 - Tirana