Kjo javë ishte ngarkuar me garat ekipore të pingpongut në të 4 ligat, fillimisht të mërkurën me 18 shtator në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e ligës së parë, ku Shkolla fitoi derbin ndaj Hasan Prishtinës me 4:0, pastaj me 19 shtator në Ferizaj u zhvilluan 3 xhirot e para të superligës së fermave dhe 2 xhirot e ligës së juniorëve,
Me 21 shtator përsëri në Ferizaj u organizuan 2 xhiro të superligës së femrave ku Drita fitoi derbin ndaj Ahmet Hoxhes me rezultat të ngushtë 3:2, dhe 2 xhirot e ligës së juniorëve, tanimë Lidhja e Prizrenit ka siguruar titullin e kampionit per junior,
Sot u zhvilluan edhe 2 xhiro të superligës së meshkujve ku Lidhja e Prizrenit fitoi derbin ndaj Prishtinës dhe i duhet vetëm edhe një fitore nga 3 ndeshje të mbetura që të sigurojë titullin e kampionit edhe për senior.