Në Superligën e femrave, Drita e Gjilanit, qysh më herët e kishte siguruar titullin e kampionit me të gjitha ndeshjet e fituara. Prishtina u rendit e dyta, duke i fituar shumicën dërrmuese të ndeshjeve përveç atyre ndaj Dritës. Ahmet Hoxha F, doli e treta me 24 pikë, para Junikut që me rezultatet e mira në stinorin vjeshtor arrin të shkëputet nga zona e rënies dhe u rendit e katërta. Ahmet Hoxha MK është në periudhën e kalimit të gjeneratave, dhe për shkak të përbërjes me lojtarë të rinj, arriti të sigurojë vetëm mbijetesën në Superligë. Mbetjen në Elitën e pingpongut femëror e arriti edhe Shpresa në vendin e 6-të me 19 pikë. Vushtrria dhe Istogu vitin e ardhshëm do të bëjnë gara një rang më ulët, në Ligën e Parë.