Të shtunën më 28 shtator në Ferizaj, është mbajtur turneu Top 8 për grup-moshën nën 11 vjeçare për të dyja gjinitë.
Te vajzat, vendin e parë e zuri Lira Hashani, me 6 fitore e vetëm një humbje, njësoj sikur edhe Rosela Abazi, dhe Sara Llapashtica, e renditja finale u vendos në saje të bilancit direkt ndërmjet tri të parave. E katërta u rendit Jara Hallaqi me 4 fitore e 3 humbje para Adena Berishës në vendin e pestë me 3 fitore e 4 humbje. E gjashta u rendit Esma Llapashtica me 2 fitore e 5 humbje, para Feroza Smajlit në pozitën e parafundit me 1 fitore e 6 humbje dhe Rita Kurdisë, në vendin e 8 pa asnjë fitore.
Te djemtë, Imran Duraki doli bindshëm i pari me të gjitha ndeshjet e fituara, para Denat Makollit dhe Arijon Krasniqit me nga 5 fitore e 2 humbje. Ris Smajli dhe Euron Osmani u renditën në pozitat 4 dhe 5 me nga 4 fitore dhe 3 humbje. Në pozitën e parafundit doli Rron Sojeva me 2 fitore dhe 5 humbje, kurse renditjen e përmbyll Faris Karabaxhaku, pa shënuar asnjë fitore.