Ka përfunduar me sukses Kampionati individual i pingpongut për të rritur mbajtur me 22 dhe 23 mars. Ditën e parë janë zhvilluar garat e çifteve deri në fazën finale dhe garat individuale në grupe.Ditën e dytë u zhvilluan finalet për çifte të meshkujve, çifte të femrave dhe për çifte të përziera.
Fatih Karabaxhaku është fitues i tre titujve të Kampionit në tri kategori të ndryshme: individuale, çifte për meshkuj dhe çifte të përziera.
Në çifte për meshkuj ka triumfuar bashkë me kolegun e tij të klubit Blend Hajdari, kurse me Taibe Rulin në kategorinë e çifteve të përziera.
Kategoria individuale solli shumë emocione dhe ndeshje të forta.
Fatih Karabaxhaku, pasi e mundi Dardan Imamin në gjysmëfinale, në duelin final arriti ta mposhtë edhe Kreshnik Mahmutin, me 3:0 në seta, duke arritur ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. Te femrat, Leoresa Imeri, së pari e mundi Shega Hashanin, në gjysmëfinale e pastaj e fitoi edhe finalen ndaj Lenë Osmanit.
Në garat e çifteve të përziera kampionët e këtij viti janë Fatih Karabaxhaku dhe Taibe Ruli, të cilët në finale e mundën çiftin Blend Hajdari/Shega Hashani me rezultatin 3:0.
Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari janë kampionë të rinj për çifte të meshkujve, pasi në finale me rezultatin 3:2, e mundën çiftin Murat Kurtulush/Rrahman Ademaj.
Vlen të përmenden çiftet që zunë dy vendet e treta, pasi përbërja e tyre është për tu mbajtur në mend, baba e djal. Besart e Enes Domaniku, si dhe Yll e Adriatik Maloku, një dukuri e rrallë dhe e bukur.
Shega Hashani dhe Alma Mehmeti janë kampione të reja për kategorinë çifte të femrave, pasi në finale ishin më të mira (3:0) se Leoresa Imeri dhe Taibe Ruli.
I gjithë aktiviteti dy ditor kaloi në një atmosferë të mirë sportive i përcjellë me një organizim shumë të mirë.Kampionët sipas kategorive u shpërblyen me mirënjohje, medalje e kupa, kurse vendet e dyta dhe të treta me medalje e mirënjohje.
Shpërblimet u ndanë nga Kryetari i FPPK-së Jeton Oruqi dhe anëtari i Bordit, Besim Hajdari.
Renditja finale:
Meshkuj-Individuale:
1.Fatih Karabaxhaku
2.Kreshnik Mahmuti
3.Dardan Imami
3.Milot Makolli
Femra -Individuale
1.Leoresa Imeri
2.Lenë Osmani
3.Shega Hashani
3.Taibe Ruli
Çifte – meshkuj
1:Fatih Karabaxhaku/Blend Hajdari
2.Rrahman Ademaj/Murat Kurtulush
3.Besart Domaniku/Enes Domaniku
3.Adriatik Maloku/Yll Maloku
Çifte – femra
1.Shega Hashani/Alma Mehmeti
2.Leoresa Imeri/Taibe Ruli
3.Edolinda Alimehaj/Anesa Domaniku
3.Erjona Gacaferri/Tuana Gacaferri
Çifte të përziera
1.Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli
2.Blend Hajdari/Shega Hashani
3.Ibrahim Maloku/Leoresa Imeri
3.Enes Domaniku/Anesa Domaniku