Të shtunën, më 24 maj, do të luhet java e shtatë, e fundit për stinorin pranveror për Superligën e meshkujve. Këtë javë do të zhvillohet derbi i stinorit, ndërmjet skuadrave kryesuese të renditjes, Lidhjes së Prizrenit dhe Lirisë. Aktualisht, këto dy skuadra e ndajnë vendin e parë me pikë të njëjta pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara.
Në takimet tjera, Dardania takohet me Pripingun, Prishtina me Shkolla Prizrenin, kurse në Vushtrri zhvillohet derbi lokal ndërmjet Vushtrrisë dhe Hasan Prishtinës, dy skuadrat që janë në kërkim të fitores së parë.