Këtë fundjavë do të zhvillohen turnetë Top 8 për grupmoshat U13 dhe U21.
Të shtunën, më 15 nëntor, në Palestrën e SHFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, do të mbahet turneu Top 8 për U13.
Të dielën, më 16 nëntor, në të njëjtën palestër, do të zhvillohet turneu Top 8 për U21.
Afati për konfirmimin e pjesëmarrjes së lojtarëve tuaj është deri të enjten, në ora 16:00.
