Të shtunën, më 19 prill, do të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të Superligës.
Në Prizren, Lidhja e Prizrenit e pret Shkolla Prizrenin, Liria luan kundër Prishtinës dhe mund të konsiderohet si ndeshja më me rivalitet, Pripingu është favorite ndaj Hasan Prishtinës, sikur edhe Dardania ndaj Vushtrrisë.
Në Superligën e femrave, Drita është nikoqire e Junikut, Shpresa e pret Ahmet Hoxhën, kurse Prishtina është mikpritëse e Gjilanit.