Prej 26 -29 Qershor, në Prishtinë, është mbajtur Kampi stërvitor për grup-modhën U12. Gjatë tre ditëve sa ka zgjatur kampi, me fëmijët kanë punuar trajnerët Yll Maloku dhe Baton Çitaku nën koordinimin e Drejtorit të përfaqësueses së Kosovës, Dardan Imami. Ky tubim i pingpongistëve të rinj ishte shumë i frytshëm, pasi, krahas stërvitjeve, fëmijët janë shoqëruar mes vete, kanë patur momente të mira dhe e kanë shijuar në maksimum lojën e pingpongut.