STAG

Mbahet Kampionati Individual i Kosovës për U21

 Të shtunën më 29 mars, nga ora 10 në SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj do të mbahet Kampionati individual i Kosovës për U21.

Garat do të zhvillohen në këto kategori:Individuale femra.Individuale meshkuj.Çifte femra.Çifte meshkuj.Të drejtë pjesëmarrjeje kanë lojtarët e regjistruar në FPPK të grup-moshave mbi 14 deri në 20 vjeç dhe 4 të parët nga ranglista U13.

Paraqitja mund të bëhet deri të mërkurën, më 26 mars, në ora 16:00 ndërsa shorti do të hedhet online, të entjen në ora 21:30.

Neni 6 - RREGULLORJA E SISTEMIT TË GARAVE 
Në kategorinë U21, në garat ekipore mund të paraqiten të gjithë sportistët e regjistruar në FPPK, të cilët deri në fillim të vitit kalendarik (01 janar) nuk i kanë mbushur 21 vjet. Ndërsa në garat individuale vetëm sportistët më të vjetër se 14 vjeç, ndërsa për sportistët më të rinj, sipas kërkesës së klubit, lejohen edhe sportisti nëse është në 4 të parët në ranglistën e U13.

Kategoritë e moshave sipas ITTF-it për vitin 2025:

  • U21: lindur në    2004 ose më vonë
  • U19: lindur në    2006 ose më vonë
  • U17:  lindur në   2008  ose më vonë
  • U15:  lindur në   2010  ose më vonë
  • U13:  lindur në   2012  ose më vonë
  • U11:  lindur në   2014   ose më vonë
  • U9:  lindur në    2016  ose më vonë