Më 12 tetor në Palestrën e SHFMU Astrit Bytyqi, në Ferizaj u zhvillua turneu Përkujtimor për veteranë Gani Maloku. Në këtë turne morën pjesë rreth 70 pingpongistë nga Kosova Maqedonia dhe Shqipëria. Garat u zhvilluan në fazën e grupeve prej nga dy të parët e grupeve kaluan në shortin kryesor me eliminime.
Në hapje të turneut organizatori, KPP Gani Maloku, shpërndau mirënjohje për kontribut për pingpongun, kurse fjalë rasti mbajtën, drejtoresha e shkollës, Kristina Bytyqi, Kryetari i Shoqatës së veteranëve, Sadri Hulaj, kryetari i FPPK-së Nehat Çitaku, si dhe sekretari i veteranëve, Vehbi Raqi, bashkëlojtar i të ndjerit Gani Maloku.
Në ndeshjet e çifteve, u luajt vetëm një kategori për të gjitha moshat dhe finalist dolën Ylli Maloku e Stojanovski dhe Alimemet Kaçaniku e Erxhan Karabaxhaku. Këta të fundit në gjysmëfinae fituan ngushtë me 3:2 ndaj çiftit Kurtulush/Jaha, por në finale nuk arritën ta mposhtin Malokun dhe Stojanovskin (1:3) dhe mbetën në vendin e dytë.
Në grup-moshën mbi 70 vjeçare, Sheshivar Veliu doli i pari, pasi në finale e mundi Shkëlqim Hoxhën e Shqipërisë me 3:0 në seta.
Musa Tërniqi i Elbasanit fitoi për grup-moshën mbi 65 vjeçe pas fitores ndaj Idriz Prestreshit me rezultatin 3:0.
Nehat Çitaku, fitoi për grup-moshën 60-64, pasi ishte më i mirë se Remzi Shala me rezultatin 3:0. Për grup-moshën mbi 50 vjeçare, Në finale u takuan Murat Kurtulush ndaj Viron Mahmutajt të Shqipërisë. Kurtulush ishte më i përqendrur dhe arriti ta thejë rrezistencën e forte të Mhmutajt dhe e fitoi ndeshjen me 3:1 në seta.
Për grup-moshën më të re të veteranëve, mbi 40 vjeç, u përballën Yll Maloku dhe Erxhan Karabaxhaku. Pas një ndeshjeje shumë me rivalitet, fitues doli Yll Maloku me 3:2 në seta.