STAG

Mbahet turneu tradicional për seniorë dhe ai për veteranë me rastin e Ditës së Flamurit

Më 29 dhe 30 Nëntor, në Palestrën e SHFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, do të organizohen turnetë tradicionale për nder të Ditës së Flamurit, të ndara në turneun për veteranë dhe turneun për seniorë.

Turneu për Veteranë – 29 Nëntor 

Ky turne është i dedikuar për të gjithë veteranët e pingpongut, të ndarë sipas kategorive të grupmoshave:

40–49 vjeçar (të lindur 1985–1976)

50–59 vjeçar (1975–1966)

60–64 vjeçar (1965–1961)

65–69 vjeçar (1960–1956)

Mbi 70 vjeçar (1955 ose më herët)

Turneu për Seniorë – 30 Nëntor

Turneu për seniorë do të nisë në ora 10:00.

Garat zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve me sistemin secili me secilin, ndërsa faza e dytë vazhdon me shortin kryesor me eliminime.

Të gjitha klubet duhet t’i paraqesin lojtarët e interesuar për të dy turnetë deri më 27 Nëntor, ora 16:00, në emailin: [email protected]

Shorti zyrtar do të hidhet nga Komisioni i Garave më 28 Nëntor.