STAG

Me Turneun e Parë të Vitit, FPPK shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës

 Të dielën, më 16 Shkurt, me fillim nga ora 10, në Junik, mbahet turneu tradicional për seniorë “Dita e Pavarësisë”.

Njëherit, ky turne shënon fillimin e vitit të ri garues, i cili si gjithherë do të jetë i mbushur me aktivitete të shumta. Këtë vit, FPPK-ja organizimin e garës ia ka besuar KPP Junikut.

Gara do të jetë e hapur, andaj të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më shumë, por edhe lojtarët nga shtetet tjera.