Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, është emëruar Nënkryetar i Unionit Ballkanik të Pingpongut për një mandat katërvjeçar. Çitaku ka marrë 9 nga gjithsej 10 vota . Kjo është një arritje e madhe për sportin kosovar duke forcuar kështu prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare të pingpongut.
Emërimi i Çitakut vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të Federatës së Pingpongut të Kosovës për të përmirësuar cilësinë e sportit në vend dhe për të krijuar mundësi të reja për sportistët kosovarë në skenën ndërkombëtare. Ky sukses shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë të sportit të Kosovës në organizatat sportive rajonale dhe globale.