Bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të datës 11 shkurt 2025, është vendosur që të organizohen zgjedhjet për Komisionin e Sportistëve, i cili do të përbëhet nga tre (3) anëtarë. Për shkak të plotësimit të kuotës së anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, sportistja që merr më së shumti vota do të bëhet automatikisht anëtare e re e Bordit Ekzekutiv.
Zgjedhjet për këtë komision do të mbahen më 8 mars në Skenderaj, në kuadër të turneut memorial "Adem Jashari". Të drejtë nominimi dhe votimi kanë vetëm sportistët mbi 18 vjeç, të regjistruar në FPPK për vitin 2025.
Nominimi i kandidatëve
Të gjitha klubet me të drejtë vote ftohen të bëjnë nominimet për kandidatët duke dërguar në emailin zyrtar të FPPK-së informacionin e mëposhtëm:
Afati për nominime është deri më 6 mars, ora 20:00.
Procesi i votimit
Votimi do të kryhet vetëm nga sportistët dhe do të organizohet nga një komision i formuar nga sportistët, me mbështetjen e administratës së FPPK-së.
Sportistët duhet të kenë me vete letërnjoftimin për të marrë pjesë në votim.
Votimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në ora 13:00, gjatë ditës së garës.Në rast të një rezultati të barabartë, përparësi do të kenë kandidatët me nivel më të lartë të edukimit.
Shpallja e rezultateve
Pas përfundimit të zgjedhjeve:
Sportistja me më së shumti vota do të shpallet Kryetare e Komisionit të Sportistëve.
Dy sportistët e tjerë do të jenë anëtarë të Komisionit.