Këtë të shtunë, më datë 21 tetor, nga ora 10:00, në shkollën 'Tefik Çanga' në Ferizaj, do të mbahet java e shtatë e kampionatit ekipor për ligat U15 dhe U19 për të dy gjinitë.
Gjatë ditës pritet të ketë ndeshje mjaft interesante, sepse do të mësohen edhe kampionët e ligave U15 F, U19F dhe U19M.
Derbi i xhiros 10 në kategorinë e femrave për U19F pritet të jetë ndeshja në mes ‘’Kpp Lidhja e Prizrenit’’ dhe ‘’Kpp Ahmet Hoxha F’’ nga e cila mund të përcaktohet fituesi i ligës.
Ndeshje tjetër mjaft interesante dhe me rëndësi do të jetë edhe ajo në mes ‘’Kpp Ahmet Hoxha Mk’’ dhe ‘’Kpp Lidhja e Prizrenit’’ e ligës U19 M, ndeshje e cila gjithashtu përcakton fituesin e ligës.
Në kategorinë e femrave U15 ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo në mes dy ekipe nga qyteti i Ferizaj ‘’Kpp Ahmet Hoxha F’’ dhe ‘’Kpp Ahmet Hoxha MK’’ i cili tanimë ka siguruar vendin e parë dhe do të shpallet kampion i kategorisë U15 F.
Në ligën U15 meshkuj, ndeshjet e xhiros së fundit do të sjellin emocione të veçanta. Derbi i kësaj xhiro pritet të jetë ndeshja në mes ‘’Kpp KVPP Prizreni’’ dhe ‘’Kpp Ahmet Hoxha MK’’.
Këtë fundjavë do të mësohen edhe emrat e ekipeve që do të garojnë në Play Off për ligën U15. Katër ekipet të cilat kualifikohen në fazën e Play Off, do të ndeshen me njëri – tjetrin për të përcaktuar fituesin e ligës U15 meshkuj.
Orari i ndeshjeve:
| LIGA U15 A - Meshkujt | |||||
| Xhiro 10 | 21.102023 | ||||
| 11:30 | Gani Maloku | vs | Lidhja e Prizrenit | Ferizaj | |
| 11:30 | Skenderaj | vs | Shkolla Prizreni | Ferizaj | |
| 11:30 | Hasan Prishtina | vs | E lirë | Ferizaj | 
| Liga U15 B - Meshkujt | |||||
| Xhiro 10 | 21.10.2023 | ||||
| 11:30 | KVPP Prizreni | vs | Ahmet Hoxha MK | Ferizaj | |
| 11:30 | Ulpiana | vs | Vushtrria | Ferizaj | |
| 11:30 | Istogu | vs | Shqiponjat e Zeza | Ferizaj | 
| Liga U15 - Femrat | |||||
| Xhiro 10 | 21.10.2023 | ||||
| 10:00 | Ahmet Hoxha F | vs | Ahmet Hoxha MK | Ferizaj | |
| 10:00 | E lirë | vs | SHPP Ahmet Hoxha F | Ferizaj | |
| 10:00 | Artana | vs | KPP Shpresa | Ferizaj | 
| LIGA U19 - Meshkujt | |||||
| Xhiro 10 | 21.10.2023 | ||||
| 10:00 | Ahmet Hoxha MK | vs | Lidhja e Prizrenit | Ferizaj | |
| 10:00 | E lirë | vs | Gani Maloku | Ferizaj | |
| 10:00 | TTC Ferizaj | vs | Istogu | Ferizaj | 
| LIGA U19 - Femrat | |||||
| Xhiro 10 | 21.10.2023 | ||||
| 10:00 | Lidhja e Prizrenit F | vs | Ahmet Hoxha F | Ferizaj | |
| 10:00 | E lirë | vs | Gani Maloku | Ferizaj | |
| 10:00 | Peja F | vs | Ahmet Hoxha MK | Ferizaj |