Më 10 mars 2024, në sallën e pingpongut të pallatit të rinisë në Prishtinë u organizua Kampionati Individual i Kosovës për U21, në të cilën morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga klubet e Kosovës, e të cilët garuan në garat individuale për meshkuj dhe femra me sistem eliminimi.
Fitues të këtij turneu u shpallën Shega Hashani dhe Fatih Karabaxhaku.