Priping në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, për herë të dytë radhazi, do të organizojnë turneun ndërkombëtar të pingpongut "Prishtina Open 2024". Turneu mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës, nga data 7-9 Qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Më 7 qershor , me fillim nga ora 17.00, do të zhvillohen ndeshjet për veteranë, në kategoritë 40-49, 50-59, 60-64, 65-9 dhe 70+.
Më 8 qershor, do të zhvillohen ndeshjet për Grup-moshat U17 dhe U21, kurse me 9 qershor, të dielen, do të luajnë Grup-moshat U13 dhe seniorët.
Për më të mirët, organizatorët do të ndajnë kupa, medalje dhe shpërblime në të holla, në vlerë prej 6300€, në total.
Deri më tani janë paraqitur lojtarë nga më shumë se 20 shtete të ndryshme të botës.
Afati i regjistrimit është deri më 26 maj 2024, në emailin [email protected].
Pas këtij afati regjistrimet nuk do të merren parasysh.