STAG

Organizohet sezoni pranveror 2022/23 i ligës së përbashkët Kosovë Shqipëri në pingpong

Me 29 dhe 30 prill në Shkolla e Mesme Publike Halim Xhelo, Vlorë është paraparë organizimi i sezonit pranveror të edicionit 2022/23 i ligës së përbashkët Kosovë Shqipëri në pingpong.Klubet pjesëmarrëse do të jenë 4 klubet më të mira meshkuj dhe femra të Kosovës dhe Shqipërisë.

sezonin vjeshtorë Lidhja e Prizrenit tek meshkuj dhe Teuta tek femrat janë radhitur të parët, si dhe të shihet se a do të mbrojnë këto dy klube titullin e kampionit nga viti i kaluar?Priten shumë ndeshje të forta për të shpallur kampionin e ligës së përbashkët për të dy gjinitë.

Në sezonin pranveror do të zhvillohen edhe 4 xhiro ndërmjet klubeve nga Kosova me klubet nga Shqipëria, ndërsa rezultatet ndërmjet vete të klubeve të Kosovës dhe të Shqipërisë do të merren nga sezoni vendor i pjesës se dytë të vitit 2022.

Orari i të gjitha ndeshjeve: