Për katër ditë, salla 1 Tetori, ishte arenë e pingpongut për 103 pingpongistë nga 14 shtete të ndryshme të botës që shfaqën pingpong të nivelit të lartë për moshën që kanë.
Në ditën e fundit u zhvilluan garat me sistem eliminues për të dy gjinitë në kategoritë U11, U15 dhe U19. Të gjithë pingpongistët dhanë maksimumin e tyre për paraqitje sa më të mirë në WTT YC të parë që organizohet në Kosovë. E po ashtu edhe pingpongistët Kosovarë e ndër ta më së miri u plasuan Imran Duraku në vendin e dytë si dhe Ris Ismaili në pozitën vendin e tretë, të dytë për kategorinë U11.
Imrani në gjysmëfinale ndaj Mongolezit fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, e ne finale u mposht me 3:1 nga pingpongisti nga Bullgaria. Publiku i ofroi mbështetje të madhe Imranit, por nuk ishte e mjaftueshme.
Aktiviteti për së afërmi u përcoll edhe nga Kryeministri z. Albin Kurti si dhe zv. Ministrja Daulina Osmani të cilët e vlerësuan lartë organizimin.
Nga pjesëmarrësit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë ky organizim që ka tejkaluar pritshmërinë e tyre, dhe janë befasuar për të mirë me mikpritjen.
Federata e pingpongut ka dëshmuar se Kosova është e gatshme të organizojë lojërat mesdhetare 2030.