STAG

Përfundojnë garat e stinorit veror për ligën U15 M

 

Të shtunën, në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë  të Ligës për të rinjë U15.

KVPP Prizreni ka shënuar tri fitore të njëpasnjëshme me çka ka arritur ta zërë vendin e parë me pikë maksimale (12) para TTC Ferizaj, që me dy fitore e një humbje në këtë javë arriti të renditet e dyta me 11 pikë, para Gani Malokut që i fitoi të dyja ndeshjet e fundit dhe me 10 pikë u rendit në vendin e tretë. 

Ahmet Hoxha MK me 3 fitore e tri humbje renditet e katërta me 9 pikë, para Pripingut me një pikë më pak në vendin e pestë. Drita M është e parafundit me vetëm një fitore me 7 pikë dhe Ulpiana është e fundit me vetëm 6 pikë të fituara.