STAG

Përfundon dita e dytë e WTT Feeder Prishtina 2024 me surpriza të mëdha

Me shumë përballje të forta ka përfunduar dita e dytë e eventit me përmasa botërore i cili po zhvillohet në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Sot janë zhvilluar ndeshjet e 16-ës dhe 8-ës së finales për individuale të femrave dhe meshkuj , e po ashtu edhe ndeshjet e 8-ës dhe gjysmëfinalet për çifteve të së njëjtës gjini dhe çifteve të përziera.

individuale për femra befasi e mëdhe ndodhi në xhiron e parë, pasi Natalia Bajor, e renditur në vendin e 49 – të në botë, humbi me rezultat të thellë 3:0 ndaj sportistes nga Amerika Jiangshan Guo e renditur në vendin e 270-të. Në gjysmëfinale gjithashtu arritën Sakura Yokoi nga Japonia, Kim Hana nga Republika e Koresë dhe nga Kroacia, Mateja Jeger.

 

 Në individuale të meshkujve, në gjysmëfinale ashtu siç edhe pritej, shkuan Anders Lind, Tomislav Pucar e Andrej Gacina, si dhe lojtari japonez Mizuki Oikawa.Sa i përket çifteve të femrave, nesër pritet të ketë përballje të fortë në mes të çifteve nga Republika e Koresë pasi që të dy çiftet arritën të shkojnë në gjysmëfinale.Njësoj pritet të jetë edhe në kategorinë e çifteve të meshkujve, sportistët nga Republika e Koresë, do të përballen përsëri me njëri-tjetrin për të arritur në finale.Në ditën e tretë të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vetëm një tavolinë. Do të fillojë me gjysmëfinale të femrave, e pasuar nga gjysmëfinalja e meshkujve, si dhe finalja për çiftet e përziera. Nga ora 16:00 do të zhvillohen finalet për çifte të femrave, çifte të meshkujve, finale të femrave e në fund edhe finalja e meshkujve.