Sot është zhvilluar dita e parë e garës botërore WTT Feeder Prishtina 2025 e cila do të vazhdojë të na dhurojë emocione sportive në Pallatin e Rinisë deri me datën 7 qershor.
Gjatë ditës janë zhvilluar ndeshjet kualifikuese në kategoritë: çifte, çifte mikse dhe individuale.
Ndër pingpongistët e famshëm botëror, edhe sportistët kosovarë garuan dhe treguan performancë të shkëlqyer por që sot nuk arritën të kenë ndonjë fitore.
Nesër, ndeshjet do të fillojnë nga ora 10:00 me çiftet e përziera, duke vazhduar me çifte dhe individuale.Deri neser, ju ftojmë të shikoni këto pamje nga talentët vendor dhe botëror.