STAG

Petrit Drenica rizgjedhet Drejtor i Përfaqësueses së Kosovës

 

Petrit Drenica është rizgjedhur Drejtor i Përfaqësueses së Kosovës në pingpong për një mandat 4-vjeçar, pas vendimit të marrë nga Bordi Ekzekutiv i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK) më datë 18 mars 2024.

U lind më 23 tetor 1988 në Mitrovicë, jeton dhe vepron në Vushtrri. Ka një formim të gjerë akademik dhe profesional. Ai ka përfunduar Fakultetin e Menaxhmentit dhe Ekonomiks, si dhe ka marrë certifikimin ITTF Level I nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut.

Petrit Drenica ka një karrierë të suksesshme si trajner dhe udhëheqës i pingpongut në Kosovë. Ai ka filluar karrierën e tij që nga viti 2010 duke shërbyer si trajner kryesor dhe kryetar i klubit ‘’Vushtrria’’. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dizajnuar dhe implementuar programe trajnimi për lojtarët, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe taktike. Përveç trajnimit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi konkurrues dhe disiplinuar në sport, duke rekrutuar dhe mentoruar lojtarë të rinj.

Në periudhën 2023 – 2024, ai ka mbajtur pozitën e  Drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës në Pingpong. Ishte përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin strategjik të ekipit kombëtar, koordinimin e trajnimeve dhe pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, si dhe menaxhimin e marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare të pingpongut. Angazhimi dhe përkushtimi i tij kanë kontribuar në suksesin dhe zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

FPPK i uron suksese në mandatin e ri.