STAG

Pingpongistët kosovar kthehen me medalje nga turneu ndërkombëtar Herceg Novi Open 2022

Këtë vikend shumë pingpongistë nga disa klube të Kosovës ishin pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Herceg Novi të Malit të Zi. Në këtë turne kishte pjesëmarrës nga 10 vende dhe në të gjitha kategoritë konkurenca ishte mjaftë e lartë. Pingpongistët tanë treguan paraqitje shumë të mirë, sidomos kategoria e meshkujve të cilët arritën të sigurojnë disa medalje.

Kategorinë U11 e dominuan talentët e Kosovës ku në finale u takuan Resul Smajli (Kpp Sharri) dhe Olti Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK) të cilët u deshtë të fitonin nga 8 ndeshje për të arritur deri në finale të cilen pastaj e fitoi Resuli për tu shpallur kampion i kësaj kategorie i cili arriti ta tregoj kualitetin e tij poashtu edhe në kategorinë U13 ku arriti të renditet në vendin e tretë. Në kategorinë U15 Anes Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK) pati një paraqitje shumë të mirë dhe arriti të renditët në vendin e tretë si dhe Tana Çitaku (Kpp Prishtina) e cila e zuri vendin e dytë. Në kategorinë e femrave për senior paraqitje të mirë patën Linda Zeqiri (Kpp Drita) dhe Alma Mehmeti (Kpp Drita) të cilat u futën në TOP 8 e poashtu edhe Lenë Osmani (Kpp Drita) dhe Adea Babuni (Kpp Prishtina) në TOP 8 në kategorinë U19. Anëtari i Kpp Priping, anglezi Chris Doran arriti të siguroj medaljen e bronzit ku e zuri vendin e tretë në kategorinë e seniorëve si dhe Altin Muli/Aulon Bivolaku poashtu vendin e tretë në kategorinë çifte për meshkuj. Në kategorinë e veteranëve (40+) Ylli Maloku (Kpp Gani Maloku) tregoi paraqitje të mirë dhe arriti ta siguroj medaljen e argjendit.

Qershia mbi tortë e këtij turneu ishte Fatih Karabaxhaku (Kpp Lidhja e Prizrenit) i cili e dëshmoi kualitetin e tij edhe në këtë turne ndërkombëtar ku arriti të shpallet kampion në kategorinë U19 dhe e arsyetoi domonimin e tij në vitet e fundit në arenën e pingpongut kosovar.

FITUESIT

Medalje të arit - Resul Smajli (U11), Fatih Karabaxhaku (U19)

Medalje të argjendit – Olti Behluli (U11), Tana Çitaku (U15), Ylli Maloku (veteran)

Medalje të bronzit – Resul Smajli (U13), Anes Behluli (U15), Chris Doran (senior), Altin Muli/Aulon Bivolaku (çifte).

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5290475101015457/5290470804349220