STAG

PJESËMARRJA E KOSOVËS NË KAMPIONATIN BALLKANIK PËR TË RINJË NË GREQI: NJË PËRVOJË FRYMËZUESE NË NIVEL NDËRKOMBËTAR

Nga data 28 qershor deri më 2 korrik të vitit 2023, përfaqësuesja e Kosovës në pingpong mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinjë, i cili u zhvillua në Orestiada, Greqi. Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë në kategoritë U15 dhe U19, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Në garat ekipore, ekipet kosovare u përballën me sfida të vështira dhe kundërshtarë të fortë. Ekipi i meshkujve U19 garoi në grupin B, ku kundërshtarë kishte Turqinë dhe Bullgarinë. Megjithatë, kundërshtarët tanë ishin më të fortë dhe, si rezultat, Kosova u rangua e fundit në grup dhe nuk e kaloi fazën e grupeve. Edhe në kategorinë e femrave, Kosova u përball me kundërshtarë të fortë nga Rumania dhe Turqia. Përfaqësuesja jonë u rendit e treta në grup dhe nuk arriti të kalojë fazën grupore. Megjithatë,Kosova shënoj fitore ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe u rendit e 8-ta në renditjen përfundimtare.

 Në kategorinë e kadetëve meshkuj, përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me Malin e Zi dhe Rumaninë në grupin A. Kundërshtarët tanë ishin më të mirë dhe, si rezultat, Kosova u rendit e treta në grup dhe nuk e kaloi fazën e grupeve.

Në kategorinë e kadeteve femra, përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me Moldavinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Kosova shënoi një fitore kundër Malit të Zi. Në çerekfinale, ato u përballën me Turqinë, por u mundën me rezultat 3:0.

Gjithashtu, në këtë kampionat u zhvilluan edhe garat individuale, çifte dhe çifte mix. Lojtarët kosovarë zhvilluan ndeshje në grupe me nga 3 ose 4 lojtarë, prej tyre Blend Hajdari, Art Karabaxhaku dhe Andis Qeku kaluan fazat grupore për në 32 më të mirët në kategorinë individuale, por konkurrenca shumë e fortë dhe u eliminuan në rundin tjetër.

Përkundër sfidave dhe rezultateve, pjesëmarrja e përfaqësuesës së Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të Rinjë në Greqi ishte një përvojë e rëndësishme dhe e frymëzueshme për lojtarët kosovarë. Kjo përfaqësoi një mundësi për ta matur veten dhe për të fituar përvojë në nivel ndërkombëtar. Të gjithë lojtarët e Kosovës treguan maturi dhe talent në lojën e tyre dhe patën mundësinë të garojnë me lojtarë të tjerë të Ballkanit.

Rënditja përfundimtare e përfaqësueseve të Kosovës në Kampionatin Ballkanik për të rinjë:

Në linkun më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet nga kampionati:

https://balkantabletennisunion.com/.../Final-results...

 

Gjithashtu, gjyqtari i pingpongut nga Kosova Z. Naim Azemi ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje interesante, siç ishte gjysmëfinalja e femrave në mes të Turqisë dhe Bullgarisë për kategorinë U19.

Në kongresin Ballkanik, Ridvan Hashani, udhëheqës delegacioni, shpalosi interesin e Kosovës që të organizoj kampionatin ballkanik ne vitin 2024 në Kosovë andaj Kosova është njëra nga shtetet kandidate për organizimin e Kampionatit Ballkanik për vitin 2024, duke synuar të sjellë këtë ngjarje të rëndësishme sportive në vendin tonë. Mundësia e organizimit të këtij kampionati në Kosovë sjell me vete shumë avantazhe dhe benefite për vendin dhe rajonin e Ballkanit në tërësi.