Dita e dytë e turneut Prishtina Open, kaloi në shenjë të ndeshjeve shumë të mira te grupmoshat U21 dhe U17. Sot, ishte një ditë e gjatë e mbushur përplot me pingpong të mire. Të gjithë të pranishmit u kënaqën duke shijuar shkathtësitë e shfaqura nga lojtarë të një niveli të lakmueshëm. Para dite, ndeshjet u zhvilluan për grup-moshën U21 për djem dhe vajza, që nxorën shumë duele interesante. Fatih Karabaxhaku dhe Nahom Asgedom nga Britania zhvilluan një nga duelet më të mira me rivalitet dhe paqartësi sa i përket rezultati deri në pikët e fundit. Pas plot pesë setash, Asgedom ishte për një nyancë më i mire se Fatihu, të cilit për pak i iku finalja. Në takimin tjetër gjysmëfinal, polaku Dziuba ishte më i mire se anglezi Howard Onweg të cilin e mundi me 3:1 në seta.
Finalja i takoi me meritë polakut Dziuba i cili për një klasë ishte më lart se të tjerët.
Te femrat, formë të mirë, por edhe rezultat tregoi Leoresa Imeri nga Kpp Vushtrria që arriti deri në finale, ku u mund nga gjermania Kristina Heim me 3:1, në seta. Jo më pak atraktive dhe cilësore ishte edhe konkurrenca U17. Te dejmtë, Akil Mahmuti arriti rezultat të mirë duke zënë vendin e tretë, pasi mposhti sllovakun Matej Batuna me 3:1 në seta. Dueli më interesant ishte ndërmjet Grekut Georgis Kosmas, që luan për Kpp Liria të Prizrenit dhe turkut Muhamet Atakul. Kosmas në fund fitoi me 3:2 në seta. Te femrat, Kristina Heim nuk arriti të fitojë të artën e dytë pasi u mund në finale nga maqedonja Kovaçovska.
Turneun me prezencën e tij e nderuan kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, si dhe drejtori i DKRS Bardh Krasniqi. Kryetari, i Kryeqytetit e përcolli ndeshjen finale të meshkujve U21 dhe ndau shpërblimet për fituesit.
Më të mirët u shpërblyen me medalje e Kupa si dhe me çmime në të holla.
RENDITJA PËRFUNDIMTARE
U21
F
1.Kristina Heim (GER)
2.Leoresa Imeri (KOS)
3.Isabela Kovacovska (NMK)
U21
M
1.Patryk Dziuba (POL)
2.Nahom Asgedom (GBR)
3.Fatih Karabaxhaku (KOS)
U17
F
1.Isabela Kovacovska
2.Kristina Heim
3.Sara Risovska
U17
M
1.Georgos Kosmas (GRE)
2.Muhamet Atakul (TUR)
3. Akil Mahmuti (KOS)