Me 17 dhe 18 tetor në shkollën fillore Tefik Qanga në Ferizaj, u organizuan kampionatet individuale për kategoritë e reja të minikadetëve (U13), kadetëve (U16) dhe Juniorëve (U18) me paraqitje masovike në të tri kategoritë, duke dhënë sinjale se në të ardhmen e afërt Kosova do të ketë edhe medalje në arenën ndërkombëtare. Shumë klube po punojnë me moshat e reja e në kampionatin e më të mirëve diferencën e bënë klubet nga Prizreni dhe Ferizaj, pa i lënë anash edhe klubet tjera.
Federata ishte kujdesur që të respektohen masat parandaluese, duke angazhuar një teknik në hyrje të sallës për kontrollim të temperatures, pastaj vendosjen e dezinfektuesve dhe shpërndarjen e maskave.
Të shtunën, në garat e minikadetëve dhe kadetëve pas garave në grupe dhe në garat eleminuese, këta ishin fituesit:
Meshkujt MINIKADETË
Femrat- MINIKADETE
Meshkujt - KADETË
Femrat - KADETE
Të dielën u organizua kampionati individual i Kosovës për Junior, po ashtu fillimisht në garat e grupeve e pastaj në garat eleminuese, pas shumë ndeshjeve interesante këta ishin fituesit:
Meshkujt - JUNIOR
Femrat - JUNIORE
FPPK - zyrja per media