STAG

Sara Hoxha dhe Olti Behluli shënojnë dy fitore në ditën e parë të Turneut Transalpin

 Ditën e parë të turneut TRANSALPIN, ekipi i parë miks i Kosovës, në përbërje Olti Behluli dhe Sara Hoxha ka shënuar dy fitore. Së pari, e kanë mundur ekipin italian Plemonte 2 me 2:1. Olti Behluli e ka fituar ndeshjen individuale me 3:0 në seta, Sara Hoxha e ka humbur ndeshjen me 0:3, kurse çifti i përzier Behluli/Hoxha kanë shënuar fitore 3:1 në seta për ta fituar tërë ndeshjen me 2:1.

Poashtu ekipi i parë, e ka shënuar edhe një fitore me rezultatin 3:0, ndaj ekipit të Hungary 2. Edhe Olti edhe Sara i kanë fituar ndeshjet individuale, si dhe ndeshjen në çift. Ndeshjen e tretë Kosova A Team e ka humbur nga ekipi i përzier San Marino/Libani me 2:1. Olti Behluli e ka fituar ndeshjen e tij me 3:1, por nuk ishte e mjaftueshme për fitore në rezultatin total.

Ekipi i dytë i Kosovës, në përbërje Imran Duraki dhe Lira Hashani, e kanë humbur ndeshjen e parë ndaj ekipit italian Toskana Pulja me 2:1. Lira Hashani ka shënuar fitore me 3:2 ndaj rivales së saj, por nuk ka mjaftuar pasi Duraki ka humbur ndeshjen individuale, po ashtu edhe ndeshjen në çift me Hashanin.

Ekipi Kosova-Albania Team 2, në përbërje: Denat Makolli /Ana Kokoneshi i kanë humbur 2 ndeshjet, sikur edhe Ekipi Kosova-Molisee, në përbërje: Det Konushefci/Gorofalo.