Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK) më 26 shkurt 2024, ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Laureatët e Vitit 2024", duke vlerësuar sportistët, trajnerët, gjyqtarët dhe mbështetësit më të dalluar të këtij sporti në Kosovë.
Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve, sportistë, trajnerë, gjyqtarë, sponsorë dhe adhurues të pingpongut. Kryetari i FPPK-së, Jeton Oruçi, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi për motivimin e sportistëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të pingpongut në vend, pas së cilës u vijua me ndarjen e çmimeve.
Fillimisht, Federata ndau mirënjohje të veçanta për të gjitha institucionet dhe individët që kanë kontribuar në zhvillimin e pingpongut dhe pastaj u vazhdua me ndarjen e çmimeve për laureatët.
Fituesit e çmimeve kryesore
Federata shpërbleu sportistët më të suksesshëm të vitit në kategori të ndryshme:
Ekipet më të mira të vitit
- U15 (M & F): KPP "Ahmet Hoxha MK" Ferizaj
- U19 M: KPP "Vushtrria" Vushtrri
- Senior Femra: KPP "Drita" Gjilan
- Senior Meshkuj: KPP "Lidhja e Prizrenit" Prizren
Individët më të dalluar
- Trajneri i Vitit: Ardian Lamaxhema (KPP "Ahmet Hoxha MK" Ferizaj)
- Gjyqtari i Vitit: Shefqet Jashari
- Punëtori Sportiv i Vitit: Ridvani Hashani (KPP "Ahmet Hoxha F" Ferizaj)
- Klubi më i dalluar: KPP "Ahmet Hoxha MK" Ferizaj
Sportistët më të mirë sipas kategorive
- U9 Femra: Sara Llapashtica (KPP "Artana", Artanë)
- U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi (KPP "TTC Ferizaj", Ferizaj)
- U11 Femra: Lira Hashani (KPP "Ahmet Hoxha F", Ferizaj)
- U11 Meshkuj: Imran Duraki (KPP "Sharri", Prizren)
- U13 Femra: Amra Gashi (KPP "Prishtina F", Prishtinë)
- U13 Meshkuj: Olti Behluli (KPP "Ahmet Hoxha MK", Ferizaj)
- U15 Femra: Maxhire Sojeva (KPP "Ahmet Hoxha MK", Ferizaj)
- U15 Meshkuj: Amant Sejdiu (KPP "Ahmet Hoxha MK", Ferizaj)
- U17 Femra: Taibe Ruli (KPP "Prishtina F", Prishtinë)
- U17 Meshkuj: Adriatik Maloku (KPP "Gani Maloku", Ferizaj)
- U19 Femra: Lenë Osmani (KPP "Prishtina Femrat", Prishtinë)
- U19 Meshkuj: Blend Hajdari (KPP "Liria", Prizren)
- U21 Femra: Shega Hashani (KPP "Ahmet Hoxha", Ferizaj)
- U21 Meshkuj: Fatih Karabaxhaku (KPP "Lidhja e Prizrenit", Prizren)
- Seniorja më e mirë: Shega Hashani (KPP "Ahmet Hoxha", Ferizaj)
- Seniori më i mirë: Fatih Karabaxhaku (KPP "Lidhja e Prizrenit", Prizren)