STAG

Shtyhet afati për Ofertim për Auditim të Pasqyrave Financiare për vitin 2025 deri me datën 4 mars 2025

FPPK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2024 deri me 31.12.2024.

Data e publikimit: 19 shkurt 2025. Data e mbylljes: 04 mars 2025.

Objekti i kontratës:Marrëveshje e shërbimit

Autoriteti kontraktues: Federata e Pingpongut te Kosoves

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;

– Certifikata e regjistrimit fiskal;

– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;

– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;

– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;

– Afatin kohor të propozuar;

– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;

– Tarifat për auditorë;

– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, FPPK do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Kriter shtesë: preferohet auditor që nuk ka qenë më heret i përzgjedhur nga FPPK-ja për auditim.Ofertat duhen të dërgohen në emailin: [email protected]