Me përballje të forta është përmbyllur dita e dytë e garave botërore WTT Youth Contender Prishtina 2025, e cila filloi me ndeshjet e çifteve mikse U15 dhe U19 dhe vazhdoi me ndeshjet individuale U13 – U17.
Në garën e sotme, janë shpallur fituesit në dy kategori individuale, U13 dhe U17. I pranishëm në këtë ceremoni ishte z.Fidan Shatri, Drejtori Ekzekutiv në Detyrë në Agjencinë për Sport në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili ndau shpërblime për fituesit.
Në kategorinë e vajzave U17 ka triumfuar lojtarja nga Taipei WU Ying Syuan, duke e mposhtur sportisten nga Republika e Koresë Yoo Yerin me një rezultat 3:0.
Ndërkaq në kategorinë e meshkujve U17 Ryuusei Kawakami arriti të dominonte ndaj lojtarit francez Arthur Dubois me rezultat 3:0.
Kategoria U13 e femrave dhe meshkujve, këtë vit solli ndeshje të forta dhe emocione të mëdha. Në kategorinë e femrave u ballafaquan në finale lojtarja nga Bullgaria, Kalina Stefanova dhe lojtarja nga Taipei Ll Jen-Yueh e cila fitoi 3:0 ndaj kundërshtares nga Bullgaria.
Në finalen e meshkujve, arritën të kualifikohen dy sportistët bullgarë, Stefan Bonchev dhe Krasen Savov. Ndonëse ndeshja ishte mjaft dinamike, rezultati nuk ndryshoi as në këtë kategori, Krasen Savov u mposht me një rezultat 3:0 ndaj sportistit të talentuar Stefan Bonchev.
Dita e nesërme pritet të jetë mjaft intensive me ndeshjet që do të zhvillohen në kategoritë individuale U11, U15 dhe U19 për femra dhe meshkuj. Ndërkaq nga ora 20:30 do të fillojnë finalet për kategoritë e çifteve të përziera U15 dhe U19.J
u presim në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve!